Dispozitat themelore

Neni 1  [Pėrkufizimi i Shtetit]

1. Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm.

2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet. Republika e Kosovės ushtron autoritetin e saj bazuar nė respektimin e tė drejtave dhe lirive tė qytetarėve tė vet dhe tė gjithė individėve brenda kufijve tė saj.

3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.


Neni 2  [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikės sė Kosovės buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, nė pajtim me Kushtetutėn, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė zgjedhur, me referendum, si dhe nė forma tė tjera, nė pajtim me dispozitat e kėsaj Kushtetute.

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikės sė Kosovės ėshtė i pacenueshėm, i patjetėrsueshėm dhe i pandashėm dhe mbrohet me tė gjitha mjetet e pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė dhe me ligj.

3. Republika e Kosovės, me qėllim tė ruajtjes sė paqes dhe mbrojtjes sė interesave shtetėrore, mund tė marrė pjesė nė sisteme tė sigurisė ndėrkombėtare.


Neni 3  [Barazia para Ligjit]

1. Republika e Kosovės ėshtė shoqėri shumetnike, e pėrbėrė nga shqiptarėt dhe  komunitetet tjera e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike, me respektim tė plotė tė sundimit tė ligjit, pėrmes institucioneve tė veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore.

2. Ushtrimi i autoritetit publik nė Republikėn e Kosovės bazohet nė parimet e barazisė para ligjit tė tė gjithė individėve dhe nė respektimin e plotė tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, tė pranuara ndėrkombėtarisht, si dhe nė mbrojtjen e tė drejtave dhe nė pjesėmarrjen e tė gjitha komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.


Neni 4  [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

1. Kosova ėshtė Republikė demokratike e bazuar nė parimin e ndarjes sė pushteteve dhe kontrollit e balancimit nė mes tyre, sikurse ėshtė pėrcaktuar me kėtė Kushtetutė.

2. Kuvendi i Republikės sė Kosovės ushtron pushtetin legjislativ.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės pėrfaqėson unitetin e popullit. Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė pėrfaqėsues legjitim i vendit brenda dhe jashtė dhe garantues i funksionimit demokratik tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, nė pajtim me kėtė Kushtetutė.

4. Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė pėrgjegjėse pėr zbatimin e ligjeve e politikave shtetėrore dhe i nėnshtrohet kontrollit parlamentar.

5. Pushteti gjyqėsor ėshtė unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.

6. Gjykata Kushtetuese ėshtė organ i pavarur i mbrojtjes sė kushtetutshmėrisė dhe bėn interpretimin pėrfundimtar tė Kushtetutės.

7. Republika e Kosovės ka institucionet e veta pėr mbrojtjen e rendit kushtetues dhe tė integritetit territorial, rendit dhe qetėsisė publike, tė cilat funksionojnė nėn autoritetin kushtetues tė institucioneve demokratike tė Republikės sė Kosovės.


Neni 5  [Gjuhėt]

1. Gjuhė zyrtare nė Republikėn e Kosovės janė Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.

2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanė statusin e gjuhėve zyrtare nė nivel komune ose do tė jenė nė pėrdorim zyrtar nė cilindo nivel nė pajtim me ligj.


Neni 6   [Simbolet]

1. Flamuri, stema dhe himni janė simbolet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės tė cilat pasqyrojnė karakterin shumetnik tė saj.

2. Pamja, mėnyra e pėrdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe tė simboleve tė tjera shtetėrore rregullohen me ligj. Mėnyra e pėrdorimit dhe e mbrojtjes sė simboleve kombėtare rregullohet me ligj.


Neni 7  [Vlerat]

1. Rendi kushtetues i Republikės sė Kosovės bazohet nė parimet e lirisė, paqes, demokracisė, barazisė, respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe sundimit tė ligjit, mosdiskriminimit, tė drejtės sė pronės, mbrojtjes e mjedisit, drejtėsisė sociale, pluralizmit, ndarjes sė pushtetit shtetėror dhe ekonomisė sė tregut.

2. Republika e Kosovės siguron barazinė gjinore si vlerė themelore pėr zhvillimin demokratik tė shoqėrisė, mundėsi tė barabarta pėr pjesėmarrje tė femrave dhe meshkujve nė jetėn politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe nė fushat tė tjera tė jetės shoqėrore.


Neni 8  [Shteti Laik]

Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare.


Neni 9  [Trashėgimia Kulturore dhe Fetare]

Republika e Kosovės siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashėgimisė sė vet kulturore dhe fetare.


Neni 10 [Ekonomia]

Ekonomia e tregut me konkurrencė tė lirė ėshtė bazė e rregullimit ekonomik tė Republikės sė Kosovės.


Neni 11 [Valuta]

1. Nė Republikėn e Kosovės si mjet i vlefshėm pagese pėrdoret njė valutė e vetme.

2. Autoriteti Qendror Bankar i Kosovės ėshtė i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Republikės sė Kosovės.


Neni 12 [Pushteti Lokal]

1. Njėsi themelore territoriale tė vetėqeverisjes lokale nė Republikėn e Kosovės janė komunat.

2. Organizimi dhe kompetencat e njėsive tė vetėqeverisjes lokale rregullohen me ligj.


Neni 13 [Kryeqyteti]

1. Kryeqyteti i Republikės sė Kosovės ėshtė Prishtina.

2. Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj.


Neni 14 [Shtetėsia]

Fitimi dhe humbja e sė drejtės sė shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės rregullohet me ligj.


Neni 15 [Shtetasit jashtė Vendit]

Republika e Kosovės mbron interesat e shtetasve tė saj jashtė vendit, nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.


Neni 16 [Epėrsia e Kushtetutės]

1. Kushtetuta ėshtė akti mė i lartė juridik i Republikės sė Kosovės. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet tė jenė nė pajtim me kėtė Kushtetutė.

2. Pushteti qeverisės buron nga Kushtetuta.

3. Republika e Kosovės respekton tė drejtėn ndėrkombėtare.

4. Secili person dhe organ nė Republikėn e Kosovės u nėnshtrohet dispozitave tė Kushtetutės.


Neni 17 [Marrėveshjet Ndėrkombėtare]

1. Republika e Kosovės lidh marrėveshje ndėrkombėtare dhe anėtarėsohet nė organizata ndėrkombėtare.

2. Republika e Kosovės merr pjesė nė bashkėpunim ndėrkombėtar pėr promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisė dhe tė drejtave tė njeriut.


Neni 18 [Ratifikimi i Marrėveshjeve Ndėrkombėtare]

1. Kuvendi i Republikės sė Kosovės me votat e dy tė tretave (2/3) e tė gjithė deputetėve ratifikon marrėveshjet ndėrkombėtare pėr kėto ēėshtje:

(1) territorin, paqen, aleancat, ēėshtjet politike dhe ushtarake;

(2) tė drejtat dhe liritė themelore;

(3) anėtarėsimin e Republikės sė Kosovės nė organizata ndėrkombėtare;

(4) marrjen pėrsipėr tė detyrimeve financiare nga ana e Republikės sė Kosovės.

2. Marrėveshjet ndėrkombėtare me pėrjashtim tė atyre nė pikėn 1, ratifikohen pas nėnshkrimit nga Presidenti i Republikės sė Kosovės.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės ose Kryeministri njoftojnė Kuvendin sa herė qė tė nėnshkruhet njė marrėveshje ndėrkombėtare.

4. Amendamentimi ose tėrheqja nga marrėveshjet ndėrkombėtare do tė kenė tė njejtėn procedurė tė vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare.

5. Parimet dhe procedurat pėr ratifikimin dhe kontestimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare rregullohen me ligj.


Neni 19 [Zbatimi i sė Drejtės Ndėrkombėtare]

1. Marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Kosovės, bėhen pjesė e sistemit tė brendshėm juridik pasi tė botohen nė Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės. Ato zbatohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, me pėrjashtim tė rasteve kur nuk janė tė vetėzbatueshme dhe zbatimi i tyre kėrkon nxjerrjen e njė ligji.

2. Marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara dhe normat juridikisht tė detyrueshme tė sė drejtės ndėrkombėtare kanė epėrsi ndaj ligjeve tė Republikės sė Kosovės.


Neni 20 [Bartja e Sovranitetit]

1. Republika e Kosovės, nė bazė tė marrėveshjeve tė ratifikuara ndėrkombėtare, pėr ēėshtje tė caktuara mund tė kalojė kompetenca shtetėrore organizatave ndėrkombėtare.

2. Nėse njė marrėveshje anėtarėsimi e ratifikuar nga Republika e Kosovės pėr pjesėmarrje nė njė organizatė ndėrkombėtare nė mėnyrė eksplicite kėrkon zbatim tė drejtpėrdrejtė tė normave tė kėsaj organizate, ligji me tė cilin ratifikohet marrėveshja e anėtarėsisė miratohet me votat e dy tė tretave (2/3) tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit dhe ato norma kanė epėrsi ndaj ligjeve tė Republikės sė Kosovės.
 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit