Sistemi gjyqėsor dhe prokurorial

Neni 102 [Parimet e Pėrgjithshme tė Sistemit Gjyqėsor]

1. Pushteti gjyqėsor nė Republikėn e Kosovė ushtrohet nga gjykatat.

2. Pushteti gjyqėsor ėshtė unik, i pavarur, i drejtė, apolitik e i paanshėm dhe siguron qasje tė barabartė nė gjykata.

3. Gjykatat gjykojnė nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjit.

4. Gjyqtarėt gjatė ushtrimit tė funksionit tė tyre duhet tė jenė tė pavarur dhe tė paanshėm.

5. Garantohet e drejta pėr ankesė ndaj njė vendimi gjyqėsor, pėrveē nėse me ligj ėshtė pėrcaktuar ndryshe. E drejta e pėrdorimit tė mjeteve tė jashtėzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund tė lejohet e drejta pėr tė referuar njė rast nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė Gjykatėn Supreme, dhe pėr tė tilla raste nuk ka tė drejtė ankese.


Neni 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave]

1. Organizimi, funksionimi dhe jurisdiksioni i Gjykatės Supreme dhe i gjykatave tė tjera, rregullohen me ligj.

2. Gjykata Supreme e Kosovės ėshtė autoriteti mė i lartė gjyqėsor.

3. Tė paktėn pesėmbėdhjetė pėrqind (15%) e gjyqtarėve tė Gjykatės Supreme, por jo mė pak se tre (3) gjyqtarė, do tė jenė nga radhėt e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė.

4. Kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės e emėron dhe shkarkon Presidenti i Kosovės, nga radhėt e gjyqtarėve te Gjykatės Supreme, pėr mandat shtatėvjeēar, pa mundėsi tė riemėrimit, pas propozimit tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės pėr emėrimin ose shkarkimin e saj/tij.

5. Kryetarėt e tė gjitha gjykatave  tė tjera emėrohen nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.

6. Tė paktėn pesėmbėdhjetė pėrqind (15%) e gjyqtarėve nga cilado gjykatė tjetėr, e themeluar me jurisdiksionin e apelit, por jo mė pak se dy (2) gjyqtarė do tė jenė nga radhėt e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė.

7. Gjykata tė specializuara mund tė themelohen me ligj kur kjo tė jetė e nevojshme, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė themelohen gjykata tė jashtėzakonshme.

Neni 104 [Emėrimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarėve]

1. Gjyqtarėt i emėron, riemėron dhe shkarkon Presidenti i Republikės sė Kosovės, me propozimin e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės.

2. Pėrbėrja e gjyqėsorit pasqyron shumėllojshmėrinė etnike tė Kosovės dhe parimet e pranuara ndėrkombėtarisht tė barazisė gjinore.

3. Pėrbėrja e gjykatave pasqyron pėrbėrjen etnike tė jurisdiksionit territorial tė gjykatės pėrkatėse. Para dhėnies sė propozimit pėr emėrim ose riemėrim, Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės kėshillohet me gjykatėn pėrkatėse.

4. Gjyqtarėt mund tė shkarkohen nga funksioni pėr shkak tė dėnimit pėr njė vepėr tė rėndė penale ose pėr mosrespektimin e rėndė tė detyrave.

5. Gjyqtarėt kanė tė drejtė tė ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpėrdrejt nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės.

6. Gjyqtarėt nuk mund tė transferohen kundėr vullnetit tė tyre, pėrveē nėse ėshtė parashikuar ndryshe me ligj, pėr shkak tė funksionimit efikas tė gjyqėsorit ose masave disiplinore.


Neni 105 [Mandati dhe Riemėrimi]

1. Mandati fillestar pėr gjyqtarėt ėshtė trevjeēar. Nė raste tė riemėrimit, mandati ėshtė i pėrhershėm deri nė moshėn e pensionimit, sikurse ėshtė pėrcaktuar mė ligj, pėrveē nėse shkarkohet nė pajtim me ligjin.

2. Kriteret dhe procedurat pėr riemėrimin e njė gjyqtari, pėrcaktohen nga Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės dhe ato mund tė dallojnė nė shkallė nga kriteret e pėrdorura pėr shkarkimin e gjyqtarėve.


Neni 106 [Papajtueshmėria]

1. Gjyqtari nuk mund tė ushtrojė ndonjė funksion nė institucionet shtetėrore jashtė gjyqėsorit, tė jetė i pėrfshirė nė ndonjė aktivitet politik ose ndonjė aktivitet tjetėr tė ndaluar me ligj.

2. Gjyqtarėve nuk u lejohet tė marrin pėrgjegjėsi ose tė jenė bartės tė funksioneve, tė cilat nė ēfarėdo mėnyre, do tė ishin nė kundėrshtim me parimet e pavarėsisė dhe paanėsisė sė rolit tė gjyqtarit.


Neni 107 [Imuniteti]

1. Gjyqtarėt, pėrfshirė edhe gjyqtarėt porotė, gėzojnė imunitetin nga ndjekja penale, paditė civile dhe shkarkimi nga funksioni, pėr vendimet e marra, votimin e bėrė, mendimin e shprehur dhe pėr veprimet e tjera tė ndėrmarra qė janė brenda fushėveprimit tė detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tyre si gjyqtarė.

2. Gjyqtarėt, pėrfshirė edhe gjyqtarėt porotė, nuk gėzojnė imunitet dhe mund tė shkarkohen nga funksioni, kur tė kenė shkelur ligjin me qėllim.

3. Kur njė gjyqtar akuzohet ose arrestohet, duhet tė njoftohet pa vonesė Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės.


Neni 108 [Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės]

1. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės siguron pavarėsinė dhe paanėsinė e sistemit gjyqėsor.

2. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės ėshtė institucion plotėsisht i pavarur nė ushtrimin e funksioneve tė tij. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės siguron qė gjykatat nė Kosovė tė jenė tė pavarura, profesionale e tė paanshme, dhe tė pasqyrojnė plotėsisht natyrėn shumetnike tė Republikės sė Kosovės e tė ndjekin parimet e barazisė gjinore. Kėshilli do t’u japė pėrparėsi pėr emėrim si gjyqtarė, anėtarėve tė komuniteteve tė nėn pėrfaqėsuara nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.

3. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės ėshtė pėrgjegjės pėr rekrutimin dhe propozimin e kandidatėve pėr emėrim dhe riemėrim pėr pozita gjyqėsore. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės ėshtė po ashtu pėrgjegjės pėr transferimin dhe pėr procedurėn disiplinore kundėr gjyqtarėve.

4. Propozimet pėr emėrimin e gjyqtarėve duhet tė bėhen nė bazė tė procesit tė hapur pėr emėrime, nė bazė tė meritave tė kandidatėve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisė gjinore dhe pėrbėrjen etnike tė jurisdiksionit territorial tė gjykatės pėrkatėse. Tė gjithė kandidatėt duhet t’i plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara me ligj.

5. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės ėshtė pėrgjegjės pėr inspektimin gjyqėsor, administrimin gjyqėsor, pėrpilimin e rregullave pėr gjykatat nė pajtim me ligjin, punėsimin dhe mbikėqyrjen e administratorėve tė gjykatave, hartimin dhe mbikėqyrjen e buxhetit pėr gjyqėsorin, pėrcaktimin e numrit tė gjyqtarėve nė secilin jurisdiksion dhe bėn rekomandime pėr themelimin e gjykatave tė reja. Themelimi i gjykatave tė reja bėhet me ligj.

6. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės pėrbėhet nga trembėdhjetė (13) anėtarė, me kualifikime dhe ekspertizė profesionale. Anėtarėt emėrohen pėr njė mandat pesėvjeēar dhe zgjedhėn nė kėtė mėnyrė:

(1) Pesė (5) anėtarė do tė jenė gjyqtarė tė zgjedhur nga anėtarėt e gjyqėsorit;
(2) Katėr (4) anėtarė i zgjedhin deputetėt e Kuvendit, tė cilėt i mbajnė vendet e fituara gjatė ndarjes sė pėrgjithshme tė vendeve. Tė paktėn dy (2) nga katėr (4) anėtarėt duhet tė jenė gjyqtarė, dhe njė (1) do tė jetė anėtar i Odės sė Avokatėve tė Kosovės;

(3) Dy (2) anėtarė i zgjedhin deputetėt e Kuvendit, tė cilėt i mbajnė vendet e rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komunitetit Serb nė Kosovė, dhe tė paktėn njėri prej kėtyre tė dyve, duhet tė jetė gjyqtar;

(4) Dy (2) anėtarė i zgjedhin deputetėt e Kuvendit, tė cilėt mbajnė vendet e rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė tjera, dhe tė paktėn njėri prej kėtyre tė dyve, duhet tė jetė gjyqtar;

(5) Papajtueshmėria e tė qenit anėtar i Kėshillit Gjyqėsor rregullohet me ligj.

7. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės, nga radhėt e anėtarėve tė vet, zgjedh kryesuesin dhe zėvėndėskryesuesin me mandat trevjeēar. Zgjedhja nė kėto funksione nuk e zgjat mandatin e anėtarit tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės.

8. Kryesuesi i Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės i drejtohet Kuvendit tė Republikės sė Kosovės sė paku njė herė nė vit lidhur me Sistemin Gjyqėsor.

9. Kandidatėt pėr pozita gjyqėsore, tė cilat janė tė rezervuara pėr pjesėtarėt e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė, mund tė rekomandohen pėr emėrim vetėm nga anėtarėt e Kėshillit tė zgjedhur nga deputetėt e Kuvendit, tė cilėt mbajnė vendet e rezervuara ose tė garantuara pėr pjesėtarėt e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė. Nėse ky grup i anėtarėve tė Kėshillit nuk e propozon kandidatin pėr kėtė pozitė gjyqėsore pas dy seancave tė njėpasnjėshme tė Kėshillit, atėherė cilido anėtar i Kėshillit ka tė drejtė tė rekomandojė kandidatin pėr atė pozitė gjyqėsore.

10. Kandidatėt pėr pozita gjyqėsore tė gjykatave themelore, nėn jurisdiksionin e tė cilave pėrfshihet ekskluzivisht territori i njė a mė shumė komunave, ku shumica e popullsisė i takon komunitetit Serb tė Kosovės, mund tė rekomandohen pėr emėrim vetėm nga dy (2) anėtarėt e Kėshillit qė i zgjedhin deputetėt e Kuvendit, tė cilėt mbajnė vendet e rezervuara ose tė garantuara pėr komunitetin Serb nė Republikėn e Kosovės tė cilėt veprojnė bashkėrisht dhe nė mėnyrė unanime. Nėse kėta dy (2) anėtarė nuk rekomandojnė kandidat gjyqėsor pėr kėtė pozitė, gjatė dy seancave tė njėpasnjėshme tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės, atėherė cilido anėtar i Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės ka tė drejtė tė propozojė kandidat pėr atė pozitė.


Neni 109 [Prokurori i Shtetit]

1. Prokurori i Shtetit ėshtė institucion i pavarur me autoritet dhe pėrgjegjėsi pėr ndjekjen penale tė personave tė akuzuar pėr ndonjė vepėr penale ose pėr ndonjė vepėr tjetėr, sikurse ėshtė rregulluar me ligj.

2. Prokurori i Shtetit ėshtė institucion i paanshėm, dhe vepron nė bazė tė Kushtetutės dhe tė ligjit.

3. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurororit tė Shtetit rregullohen me ligj.

4. Prokurori i Shtetit pasqyron pėrbėrjen shumetnike tė Republikės sė Kosovės dhe respekton parimet e barazisė gjinore.

5. Mandati fillestar pėr prokuror ėshtė trevjeēar. Nė rast tė riemėrimit, mandati ėshtė i pėrhershėm deri nė moshėn e pensionimit, sikurse ėshtė pėrcaktuar me ligj, pėrveē nėse shkarkohet nė pajtim me ligjin.

6. Prokurorėt mund tė shkarkohen nga funksioni pėr shkak tė dėnimit pėr njė vepėr tė rėndė penale ose pėr mosrespektimin e rėndė tė detyrave.

7. Kryeprokurori i Shtetit emėrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, nė bazė tė propozimit tė Kėshillit Prokurorial tė Kosovės. Mandati i Kryeprokurorit tė Shtetit ėshtė shtatėvjeēarė, pa mundėsi riemėrimi.


Neni 110 [Kėshilli Prokurorial i Kosovės]

1. Kėshilli Prokurorial i Kosovės ėshtė institucion plotėsisht i pavarur nė kryerjen e funksioneve tė tij, nė pajtim me ligjin. Kėshilli Prokurorial i Kosovės siguron qasje tė barabartė nė drejtėsi pėr tė gjithė personat nė Kosovė. Kėshilli Prokurorial i Kosovės siguron qė Prokurori i Shtetit tė jetė i pavarur, profesional, i paanshėm dhe pasqyron natyrėn shumetnike tė Kosovės dhe parimet e barazisė gjinore.

2. Kėshilli Prokurorial i Kosovės do tė rekrutojė, propozojė, avancojė, transferojė, disiplinojė prokurorėt nė mėnyrėn e rregulluar me ligj. Kėshilli do t’i japė pėrparėsi emėrimit pėr prokurorė tė anėtarėve tė komuniteteve tė nėn pėrfaqėsuara nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj. Tė gjithė kandidatėt duhet t’i plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara me ligj.

3. Propozimet pėr emėrimin e prokurorėve duhet tė bėhen nė bazė tė procesit tė hapur pėr emėrime, nė bazė tė meritave tė kandidatėve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisė gjinore dhe pėrbėrjen etnike tė jurisdiksionit territorial pėrkatės.

4. Pėrbėrja e Kėshillit Prokurorial tė Kosovės, si dhe dispozitat pėr emėrimin, shkarkimin, mandatin, strukturėn organizative dhe rregullat e procedurės, rregullohen me ligj.


Neni 111 [Avokatura]

1. Avokatura ėshtė profesion i pavarur, e cila ofron shėrbime sikur ėshtė e rregulluar me ligj.

2. Mėnyra e fitimit tė sė drejtės pėr tė ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kėsaj tė drejte, rregullohen me ligj.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit