Tė drejtat dhe liritė themelore

Neni 21 [Parimet e Pėrgjithshme]

1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė pacenueshme dhe janė bazė e rendit juridik tė Republikės sė Kosovės.

2. Republika e Kosovės mbron dhe garanton tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė.

3. Ēdokush e ka pėr detyrė t’i respektojė tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė tjerėve.

4. Tė drejtat dhe liritė themelore tė parashikuara nė Kushtetutė, vlejnė edhe pėr personat juridikė, pėr aq sa janė tė zbatueshme.


Neni 22 [Zbatimi i drejtpėrdrejtė i Marrėveshjeve dhe Instrumenteve Ndėrkombėtare]

Tė drejtat dhe liritė e njeriut tė garantuara me marrėveshjet dhe instrumentet ndėrkombėtare nė vijim, garantohen me kėtė Kushtetutė, zbatohen drejtpėrdrejtė nė Republikėn e Kosovės dhe kanė prioritet, nė rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve tė tjera tė institucioneve publike:
(1)   Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut;
(2)   Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut dhe Protokollet e saj;
(3)   Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
(4)   Konventa Kornizė e Kėshillit tė Evropės pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare;
(5)   Konventa pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit Racor;
(6)   Konventa pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Gruas;
(7)   Konventa pėr tė Drejtat e Fėmijės;
(8)  Konventa kundėr Torturės dhe Trajtimeve e Ndėshkimeve tė tjera Mizore, Jonjerėzore dhe Poshtėruese.


Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]

Dinjiteti i njeriut ėshtė i pacenueshėm dhe ėshtė bazė e tė gjitha tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.


Neni 24 [Barazia para Ligjit]

1. Tė gjithė janė tė barabartė para ligjit. Ēdokush gėzon tė drejtėn e mbrojtjes sė barabartė ligjore, pa diskriminim.

2. Askush nuk mund tė diskriminohet nė bazė tė racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, fesė, mendimeve politike ose tė tjera, prejardhjes kombėtare a shoqėrore, lidhjes me ndonjė komunitet, pronės, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftėsisė sė kufizuar ose ndonjė statusi tjetėr personal.

3. Parimet e mbrojtjes sė barabartė ligjore nuk parandalojnė vėnien e masave tė nevojshme pėr mbrojtjen dhe pėrparimin e tė drejtave tė individėve dhe grupeve qė janė nė pozitė tė pabarabartė. Masat e tilla do tė zbatohen vetėm derisa tė arrihet qėllimi pėr tė cilin janė vėnė ato.


Neni 25 [E Drejta pėr Jetėn]

1. Secili individ gėzon tė drejtėn pėr jetėn.

2. Dėnimi me vdekje ėshtė i ndaluar.


Neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal]

Secili person gėzon tė drejtėn e respektimit tė integritetit fizik dhe psikik tė tij/saj, qė pėrfshin:
(1)  tė drejtėn qė tė marrė vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave tė pėrcaktuara me ligj;
(2)   tė drejtėn qė tė ketė kontroll mbi trupin e saj/tij nė pajtim me ligjin;
(3)   tė drejtėn qė tė mos i nėnshtrohet trajtimit mjekėsor kundėr vullnetit tė tij/saj nė pajtim me ligjin;
(4)  tė drejtėn qė tė mos marrė pjesė nė eksperimente mjekėsore ose shkencore, pa pėlqimin paraprak tė saj/tij.


Neni 27 [Ndalimi i Torturės, Trajtimit Mizor, Ēnjerėzor ose Poshtėrues]

Askush nuk i nėnshtrohet torturės, ndėshkimit a trajtimit mizor, ēnjerėzor ose poshtėrues.


Neni 28 [Ndalimi i Skllavėrisė dhe i Punės sė Detyruar]

1. Askush nuk mund tė mbahet nė skllavėri ose nė pozitė tė ngjashme me skllavėrinė.

2. Askush nuk mund tė shtrėngohet pėr tė kryer punė tė detyruar. Punė e detyruar nuk konsiderohet puna ose shėrbimi i pėrcaktuar me ligj pėr personat e dėnuar me vendim tė formės sė prerė gjatė vuajtjes sė dėnimit ose nė raste tė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, tė shpallur sipas rregullave tė pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė.

3. Trafikimi i qenieve njerėzore ėshtė i ndaluar.


Neni 29 [E Drejta e Lirisė dhe Sigurisė]

1. Secilit i garantohet e drejta e lirisė dhe sigurisė. Askush nuk mund tė privohet nga liria me pėrjashtim tė rasteve tė parapara me ligj dhe me vendim tė gjykatės kompetente, si nė vijim:

(1) pas shpalljes sė dėnimit me burgim pėr kryerjen e veprės penale;

(2) pėr dyshim tė bazuar pėr kryerje tė veprės penale, vetėm kur privimi nga liria me njė bazė tė arsyeshme konsiderohet i domosdoshėm pėr tė parandaluar kryerjen e njė vepre tjetėr penale dhe vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore para gjykimit nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj;

(3) pėr mbikėqyrjen e tė miturit pėr qėllime edukimi ose pėr shoqėrimin e tij/saj nė njė institucion kompetent, sipas njė urdhri tė ligjshėm;

(4) pėr mbikėqyrje shėndetėsore tė personit, i cili pėr shkak tė sėmundjes paraqet rrezik pėr shoqėrinė;

(5) pėr hyrje tė paligjshme nė Republikėn e Kosovės ose pas urdhrit tė ligjshėm pėr largim ose ekstradim.

2. Ēdokush qė privohet nga liria, duhet tė vihet nė dijeni menjėherė, pėr arsyet e privimit, nė gjuhėn qė ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme. Ēdokush qė privohet nga liria pa urdhėr tė gjykatės, brenda dyzet e tetė (48) orėsh duhet tė dėrgohet pėrpara gjyqtarit, i cili vendos pėr paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo mė vonė se dyzet e tetė (48) orė nga momenti kur personi i privuar ėshtė sjellė para gjykatės. Ēdokush qė arrestohet, ka tė drejtėn qė tė nxirret nė gjykim brenda njė periudhe tė arsyeshme, ose tė lirohet nė pritje tė gjykimit, me pėrjashtim kur gjyqtari konstaton se personi pėrbėn rrezik pėr komunitetin ose ka rrezik pėr ikjen e saj/tij para gjykimit.

3. Ēdokush qė privohet nga liria, duhet tė njoftohet menjėherė se ka tė drejtė tė mos japė asnjė deklaratė dhe se ka tė drejtė pėr mbrojtės sipas zgjedhjes sė tij/saj dhe ka tė drejtė qė pa vonesė tė informojė pėr kėtė personin sipas zgjedhjes sė vet.

4. Ēdokush qė i hiqet liria me arrest ose ndalim, gėzon tė drejtėn qė tė pėrdorė mjete juridike pėr tė sfiduar ligjshmėrinė e arrestit ose tė ndalimit. Rasti do tė vendoset nga gjykata brenda njė afati sa mė tė shkurtėr dhe nėse arresti ose ndalimi ėshtė i paligjshėm, do tė urdhėrohet lirimi i personit.

5. Ēdokush qė ėshtė ndaluar ose arrestuar nė kundėrshtim me dispozitat e kėtij neni, gėzon tė drejtėn e kompensimit nė mėnyrėn e parashikuar me ligj.

6. Personi qė vuan dėnimin, ka tė drejtė tė ankohet pėr kushtet e privimit nga liria, nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.


Neni 30 [Tė Drejat e tė Akuzuarit]

Ēdokush qė akuzohet pėr vepėr penale, gėzon tė drejtat minimale nė vijim:
(1)   tė njoftohet menjėherė nė gjuhėn qė kupton, pėr natyrėn dhe shkakun e akuzės kundėr saj/tij;
(2)   tė njoftohet pėr tė drejtat e tij/saj sipas ligjit;
(3)   tė ketė kohė, mundėsi dhe mjete tė mjaftueshme pėr tė pėrgatitur mbrojtjen e vet;
(4)   tė ketė ndihmėn pa pagesė tė njė pėrkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhėn nė tė cilėn zhvillohet gjykimi;
(5)   tė ketė ndihmėn e njė mbrojtėsi qė e zgjedh, tė komunikojė lirisht me tė dhe, nėse nuk ka mjete tė mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;
(6)   tė mos shtrėngohet pėr tė dėshmuar kundėr vetvetes ose pėr tė pranuar fajėsinė e vet.


Neni 31 [E Drejta pėr Gjykim tė Drejtė dhe tė Paanshėm]

1. Ēdokujt i garantohet mbrojtje e barabartė e tė drejtave nė procedurė para gjykatave, organeve tė tjera shtetėrore dhe bartėsve tė kompetencave publike.

2. Ēdokush gėzon tė drejtėn pėr shqyrtim publik tė drejtė dhe tė paanshėm lidhur me vendimet pėr tė drejtat dhe obligimet ose pėr cilėndo akuzė penale qė ngrihet kundėr saj/tij brenda njė afati tė arsyeshėm, nga njė gjykatė e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi ėshtė publik, me pėrjashtim tė rasteve kur gjykata, nė rrethana tė veēanta, konsideron se, nė tė mirė tė drejtėsisė, ėshtė i domosdoshėm pėrjashtimi i publikut, ose i pėrfaqėsuesve tė medieve, sepse prania e tyre do tė pėrbėnte rrezik pėr rendin publik ose sigurinė kombėtare, interesat e tė miturve, ose pėr mbrojtjen e jetės private tė palėve nė proces, nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.

4. Ēdokush i akuzuar pėr vepėr penale ka tė drejtė t'u bėjė pyetje dėshmitarėve dhe tė kėrkojė paraqitjen e detyrueshme tė dėshmitarėve, tė ekspertėve dhe tė personave tė tjerė, tė cilėt mund tė sqarojnė faktet.

5. Ēdokush i akuzuar pėr vepėr penale, prezumohet tė jetė i pafajshėm derisa tė mos dėshmohet fajėsia e tij/saj, nė pajtim me ligjin.

6. Ndihma juridike falas do t’u mundėsohet atyre qė nuk kanė mjete tė mjaftueshme financiare, nėse njė ndihmė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr tė siguruar qasjen efektive nė drejtėsi.

7. Procedurat gjyqėsore qė pėrfshijnė tė miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veēanta pėr tė miturit.


Neni 32 [E Drejta pėr Mjete Juridike]

Secili person ka tė drejtė tė pėrdorė mjetet juridike kundėr vendimeve gjyqėsore dhe administrative tė cilat cenojnė tė drejtat ose interesat e saj/tij nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.


Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit nė Rastet Penale]

1. Askush nuk mund tė akuzohet ose tė dėnohet pėr asnjė vepėr e cila, nė momentin e kryerjes, nuk ka qenė e pėrcaktuar me ligj si vepėr penale, me pėrjashtim tė veprave tė cilat, nė kohėn e kryerjes sė tyre, sipas sė drejtės ndėrkombėtare, pėrbėnin gjenocid, krime lufte ose krime kundėr njerėzimit.

2. Dėnimi i shqiptuar pėr njė vepėr penale nuk mund tė jetė mė i ashpėr sesa ka qenė i pėrcaktuar me ligj nė kohėn e kryerjes sė veprės.

3. Ashpėrsia e dėnimit nuk mund tė jetė nė disproporcion me veprėn penale.

4. Dėnimet pėrcaktohen nė bazė tė ligjit qė ka qenė nė fuqi nė kohėn e kryerjes sė veprės penale, me pėrjashtim tė veprave pėr tė cilat ligji i mėvonshėm i aplikueshėm ėshtė mė i favorshėm pėr kryesin e veprės.


Neni 34 [E Drejta pėr tė mos u Gjykuar dy herė pėr tė njėjtėn Vepėr]

Askush nuk mund tė gjykohet mė shumė se njė herė pėr tė njėjtėn vepėr penale.


Neni 35 [Liria e Lėvizjes]

1. Shtetasit e Republikės sė Kosovės dhe tė huajt qė janė banorė tė ligjshėm tė Kosovės, kanė tė drejtė tė lėvizin lirisht nė Republikėn e Kosovės dhe tė zgjedhin vendbanimin.

2. Secili person ka tė drejtė tė largohet nga vendi. Kufizimet e kėsaj tė drejte rregullohen me ligj, nėse ato janė tė nevojshme pėr procedurėn ligjore, zbatimin e vendimit tė gjykatės ose pėr tė pėrmbushur obligimin pėr mbrojtjen e shtetit.

3. Shtetasve tė Republikės sė Kosovės nuk do t’u ndalohet hyrja nė Republikėn e Kosovės.

4. Shtetasit e Republikės sė Kosovės nuk mund tė ekstradohen nga Kosova kundėr vullnetit tė tyre, me pėrjashtim tė rasteve kur me ligj dhe marrėveshjet ndėrkombėtare ėshtė pėrcaktuar ndryshe.

5. E drejta e tė huajve pėr tė hyrė nė Republikėn e Kosovės dhe pėr t’u vendosur nė vend, rregullohet me ligj.


Neni 36 [E Drejta e Privatėsisė]

1. Ēdokush gėzon tė drejtėn qė t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmėria e banesės dhe fshehtėsia e korrespondencės, telefonisė dhe e komunikimeve tė tjera.

2. Kontrollet e cilėsdo banese ose cilitdo objekti privat, qė mendohet se janė tė domosdoshme pėr hetimin e krimit, mund tė bėhen vetėm deri nė shkallėn e domosdoshme dhe vetėm pas miratimit nga ana e gjykatės, pas shpjegimit tė arsyeve pse njė kontroll i tillė ėshtė i domosdoshėm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nėse ėshtė e domosdoshme pėr arrestim tė ligjshėm, pėr mbledhjen e provave qė ka rrezik tė humbasin ose pėr mėnjanimin e rrezikut tė drejtpėrdrejtė dhe serioz pėr njerėzit dhe pėr pasuri, nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj. Gjykata duhet qė tė miratoj veprimet e tilla nė mėnyrė retroaktive.

3. Fshehtėsia e korrespondencės, telefonisė dhe komunikimit tjetėr, ėshtė e drejtė e pacenueshme. Kjo e drejtė mund tė kufizohet vetėm pėrkohėsisht, nė bazė tė vendimit gjyqėsor, nėse ėshtė e domosdoshme pėr ecurinė e procedurės penale ose pėr mbrojtjen e vendit, nė mėnyrėn e parashikuar me ligj.

4. Secili person gėzon tė drejtėn e mbrojtjes sė tė dhėnave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytėzimi i tyre rregullohet me ligj.


Neni 37 [E Drejta e Martesės dhe Familjes]

1. Nė bazė tė pėlqimit tė lirė, ēdokush gėzon tė drejtėn tė martohet dhe tė drejtėn qė tė krijojė familje nė pajtim me ligjin.

2. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen nė barazinė e bashkėshortėve.

3. Familja gėzon mbrojtje tė veēantė tė shtetit, nė mėnyrėn e rregulluar me ligj.


Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndėrgjegjes dhe e Fesė]

1. Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė, ėshtė e garantuar.

2. Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė ngėrthen tė drejtėn pėr tė pranuar dhe pėr tė manifestuar fenė, tė drejtėn pėr tė shfaqur bindjet personale dhe tė drejtėn pėr tė pranuar ose refuzuar pėr tė qenė anėtarė i njė bashkėsie ose grupi fetar.

3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj.

4. Liria e manifestimit tė fesė, e besimit dhe e ndėrgjegjes mund tė kufizohet me ligj, nėse njė gjė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr mbrojtjen e sigurisė dhe rendit publik, tė shėndetit, ose tė tė drejtave tė personave tė tjerė.


Neni 39 [Konfesionet Fetare]

1. Republika e Kosovės siguron dhe mbron autonominė fetare dhe monumentet fetare brenda territorit tė saj.

2. Konfesionet fetare janė tė lira qė tė rregullojnė pavarėsisht organizimin e vet tė brendshėm, veprimtaritė fetare, si dhe ritet fetare.

3. Konfesionet fetare kanė tė drejtė tė themelojnė shkolla fetare dhe institucione bamirėse nė pajtim me kėtė Kushtetutė dhe me ligj.


Neni 40 [Liria e Shprehjes]

1. Liria e shprehjes ėshtė e garantuar. Liria e shprehjes pėrfshin tė drejtėn pėr tė shprehur, pėr tė shpėrndarė dhe pėr tė marrė informacione, mendime dhe mesazhe tė tjera, pa u penguar nga askush.

2. Liria e shprehjes mund tė kufizohet me ligj nė raste kur njė gjė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr parandalimin e nxitjes dhe provokimit tė dhunės dhe armiqėsive nė baza tė urrejtjes racore, kombėtare, etnike ose fetare.


Neni 41 [E Drejta e Qasjes nė Dokumente Publike]

1. Secili person gėzon tė drejtėn tė qasjes nė dokumente publike.

2. Dokumentet qė mbajnė institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetėror, janė publike, me pėrjashtim tė informacioneve qė janė tė kufizuara me ligj, pėr shkak tė privatėsisė, tė sekreteve afariste ose tė informacioneve tė klasifikuara tė sigurisė.


Neni 42 [Liria e Medieve]

1. Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.

2. Censura ėshtė e ndaluar. Askush nuk mund tė pengojė shpėrndarjen e informacionit ose tė ideve nėpėrmjet medieve, me pėrjashtim tė rasteve kur njė gjė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr parandalimin e nxitjes dhe provokimit tė dhunės dhe armiqėsive nė baza tė urrejtjes racore, kombėtare, etnike ose fetare.

3. Ēdokush ka tė drejtė tė korrigjojė informacionin e pavėrtetė, jo tė plotė ose tė pasaktė tė publikuar, nėse cenon tė drejtat ose interesat e saj/tij, nė pajtim me ligjin.


Neni 43 [Liria e Tubimit]

Liria e tubimit paqėsor ėshtė e garantuar. Secili person gėzon tė drejtėn pėr tė organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė to. Kėto tė drejta mund tė kufizohen me ligj, nėse ėshtė e domosdoshme pėr tė siguruar rendin publik, shėndetin publik, sigurinė kombėtare, ose mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve.


Neni 44 [Liria e Asociimit]

1. Liria e asociimit ėshtė e garantuar. Liria e asociimit ngėrthen tė drejtėn e secilit pėr tė themeluar njė organizatė pa pasur nevojė tė sigurojė leje, pėr tė qenė ose pėr tė mos qenė anėtar i njė organizate, si dhe pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė njė organizate.

2. Liria pėr tė themeluar sindikata dhe pėr t’u organizuar, me qėllim qė tė mbrohen interesat, ėshtė e garantuar. Kufizimi i kėsaj tė drejte mund tė bėhet me ligj pėr kategori tė veēanta tė punonjėsve.

3. Organizatat ose aktivitetet qė kanė pėr qėllim cenimin e rendit kushtetues, shkeljen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, ose nxitjen e urrejtjes racore, kombėtare, etnike a fetare, mund tė ndalohen me vendim gjyqėsor tė gjykatės kompetente.


Neni 45 [Tė Drejtat Zgjedhore dhe tė Pjesėmarrjes]

1. Ēdo shtetas i Republikės sė Kosovės qė ka arritur moshėn tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė edhe ditėn e zgjedhjeve, gėzon tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė zgjedhet, me pėrjashtim kur kjo e drejtė i kufizohet me vendim gjyqėsor.

2. Vota ėshtė personale, e barabartė, e lirė dhe e fshehtė.

3. Institucionet shtetėrore mbėshtesin mundėsitė pėr pjesėmarrjen e ēdonjėrit nė aktivitete publike dhe tė drejtėn e secilit pėr tė ndikuar nė mėnyrė demokratike nė vendimet e organeve publike.


Neni 46 [Mbrojtja e Pronės]

1. E drejta e pronės ėshtė e garantuar.

2. Shfrytėzimi i pronės rregullohet me ligj, nė pajtim me interesin publik.

3. Askush nuk do tė privohet nė mėnyrė arbitrare nga prona. Republika e Kosovės ose autoriteti publik i Republikės sė Kosovės mund tė bėj ekspropriimin e pronės nėse ky ekspropriim ėshtė i autorizuar me ligj, ėshtė i nevojshėm ose i pėrshtatshėm pėr arritjen e qėllimit publik ose pėrkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit tė menjėhershėm dhe adekuat pėr personin ose personat prona e tė cilave ekspropriohet.

4. Kontestet qė lindin nga akti i Republikės sė Kosovės ose autoritetit publik tė Republikės sė Kosovės pėr tė cilat pretendohet se pėrbėjnė ekspropriimin, do tė zgjidhen nga gjykata kompetente.

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.


Neni 47 [E Drejta pėr Arsimin]

1. Secili person gėzon tė drejtėn e shkollimit themelor pa pagesė. Shkollimi i detyrueshėm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike.

2. Institucionet publike sigurojnė pėr secilin person mundėsi tė barabarta pėr t’u arsimuar, sipas aftėsive dhe nevojave tė veēanta tė tij/saj.


Neni 48 [Liria e Artit dhe e Shkencės]

1. Liria e krijimtarisė artistike dhe shkencore ėshtė e garantuar.

2. Liria akademike ėshtė e garantuar.


Neni 49 [E Drejta e Punės dhe Ushtrimit tė Profesionit]

1. E drejta e punės garantohet.

2. Secili person ėshtė i lirė tė zgjedhė profesionin dhe vendin e punės.


Neni 50 [Tė Drejtat e Fėmijės]

1. Fėmijėt gėzojnė tė drejtėn e mbrojtjes dhe tė kujdesit tė domosdoshėm pėr mirėqenien e tyre.

2. Fėmijėt e lindur jashtė martese, kanė tė drejta tė barabarta me tė lindurit nė martesė.

3. Secili fėmijė gėzon tė drejtėn pėr tė qenė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi.

4. Tė gjitha veprimet qė kanė tė bėjnė me fėmijėt, tė ndėrmarra qoftė nga institucionet e pushtetit publik, qoftė nga institucionet private, do tė jenė nė interesin mė tė mirė tė fėmijėve.

5. Secili fėmijė gėzon tė drejtėn pėr raporte tė rregullta personale dhe kontakte tė drejtpėrdrejta me prindėrit e vet, me pėrjashtim kur institucioni kompetent pėrcakton se njė gjė e tillė ėshtė nė kundėrshtim me interesat mė tė mira tė fėmijės.


Neni 51 [Mbrojtja Shėndetėsore dhe Sociale]

1. Kujdesi shėndetėsor dhe sigurimi social rregullohen me ligj.

2. Sigurimi social themelor, qė ka tė bėjė me papunėsinė, sėmundjen, aftėsitė e kufizuara dhe moshėn e shtyrė, rregullohet me ligj.


Neni 52 [Pėrgjegjėsia pėr Mjedisin Jetėsor]

1. Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetėsor dhe trashėgimia kombėtare, janė pėrgjegjėsi pėr secilin.

2. Institucionet e pushtetit publik angazhohen pėr t’i garantuar secilit mundėsinė qė tė ndikojė nė vendimet qė kanė tė bėjnė me mjedisin jetėsor ku ajo/ai jeton.

3. Ndikimi nė mjedisin jetėsor merret parasysh nga institucionet publike nė procesin e marrjes sė vendimeve.


Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave pėr tė Drejtat e Njeriut]

Tė drejtat njeriut dhe liritė themelore tė garantuara me kėtė Kushtetutė, interpretohen nė harmoni me vendimet gjyqėsore tė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.


Neni 54 [Mbrojtja Gjyqėsore e tė Drejtave]

Ēdokush gėzon tė drejtėn e mbrojtjes gjyqėsore nė rast tė shkeljes ose mohimit tė ndonjė tė drejte tė garantuar me kėtė Kushtetutė ose me ligj, si dhe tė drejtėn nė mjete efektive ligjore nėse konstatohet se njė e drejtė e tillė ėshtė shkelur.


Neni 55 [Kufizimi i tė Drejtave dhe Lirive Themelore]

1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė garantuara me kėtė Kushtetutė, mund tė kufizohen vetėm me ligj.

2. Tė drejtat dhe liritė themelore tė garantuara me kėtė Kushtetutė, mund tė kufizohen vetėm deri nė atė masė sa ėshtė e domosdoshme qė, nė njė shoqėri tė hapur dhe demokratike, tė pėrmbushet qėllimi pėr tė cilin lejohet kufizimi.

3. Kufizimet e tė drejtave dhe lirive themelore tė garantuara me kėtė Kushtetutė, nuk mund tė bėhen pėr qėllime tė tjera, pėrveē atyre pėr tė cilat janė pėrcaktuar.

4. Me rastin e kufizimit tė tė drejtave tė njeriut dhe interpretimit tė atyre kufizimeve, tė gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanė pėr detyrė t’i kushtojnė kujdes esencės sė tė drejtės qė kufizohet, rėndėsisė sė qėllimit tė kufizimit, natyrės dhe vėllimit tė kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qėllimit qė synohet tė arrihet, si dhe tė shqyrtojnė mundėsinė e realizimit tė atij qėllimi me kufizim mė tė vogėl.

5. Kufizimi i tė drejtave dhe lirive tė garantuara me kėtė Kushtetutė, nuk bėn tė mohojė kurrsesi esencėn e sė drejtės sė garantuar.


Neni 56 [Tė Drejtat dhe Liritė Themelore gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme]

1. Shmangia nga tė drejtat dhe liritė themelore qė mbrohen me Kushtetutė, mund tė bėhet vetėm pas shpalljes sė Gjendjes sė Jashtėzakonshme sipas kėsaj Kushtetute dhe vetėm deri nė masėn sa ėshtė e domosdoshme nėn rrethanat e dhėna.

2. Shmangia nga tė drejtat dhe liritė themelore tė garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, tė Kushtetutės nuk ėshtė e lejuar nė kurrfarė rrethanash.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit