Ballina > Komunikatat për shtyp
Komunikatat pėr shtyp
2 prill 2008Prishtinė, Kosovė, 2 Prill 2008 - Komisioni Kushtetues miraton tekstin e Projekt-Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės
Komisioni Kushtetues i Republikės sė Kosovės e miratoi dje me konsensus tė plotė tekstin pėrfunditar tė Projekt-Kushtetutės.
Komisioni Kushtetues me pėrkushtim tė madh, pas njė debati tė frytshėm publik, ka mbledhur, analizuar dhe i ka shqyrtuar tė gjitha komentet, vėrejtjet dhe propozimet e bėra nga qytetarėt, ekspertėt dhe veprimtarėt e shumtė nė tubimet me qytetarė dhe diskutimet nė tryeza tė rrumbullakėta me grupe tė interesit, tė organizuara nė gjithė Kosovėn. Me kujdes tė veēantė janė shqyrtuar edhe komentet e dorėzuara Komisionit pėrmes faqes sė internetit, pėrmes letrave dėrguar Sekretariatit tė Komisionit, si dhe pėrmes mediave. Teksti pėrfundimtar i Projekt Kushtetutės i reflekton tė gjitha komentet, vėrejtjet dhe propozimet e qytetarėve tė cilat Komisioni Kushtetues i ka vlerėsuar tė jenė nė nė pajtim me Deklaratėn e Pavarėsisė dhe nė harmoni me obligimet ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės.
Projekt-Kushtetuta e Republikės sė Kosovės pritet tė ēertifikohet shpejt nga nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar.
Teksti pėrfundimtarė i Projekt-Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės do tė publikohet nė faqen e internetit tė Komisionit Kushtetues para miratimit tė saj nga Kuvendi i Kosovės.
Pėr informata shtesė nė lidhje me kushtetutėn, procesin pėr hartimin e kushtetutės dhe ngjarjet publike, ju lutem tė vizitoni:
www.kushtetutakosoves.info , www.ustavkosova.info , www.kosovoconstitution.info.
Pėr Komisionin Kushtetues:
Komisioni Kushtetues i Kosovės ėshtė themeluar nga Presidenti i Kosovės nė pėrputhshmėri me rekomandimet e Emisarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Ahtisaarit, nė Raportin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė dorėzuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Komisioni e reflekton diversitetin e Kosovės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr hartimin e Kushtetutės qė pėrfaqėson interesat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
Informatat pėr kontakt:
Sekretariati i Komisionit Kushtetues
Qeveria e Kosovės, Ndėrtesa e re, kati i 8-tė, zyra nr. 803
Sheshi Skėnderbeu
10000 Prishtinė, Kosovė
Tel: +381 38 20014 208

