Pushteti i gjyqėsorit, prokurorėt dhe Gjykata Kushtetuese

Kushtetutat, sipas rregullės sė pėrgithshme, i adresohen sektorit gjyqėsor. Kjo nuk na befason fare meqė dega e gjyqėsorit tė qeverisė ėshtė dega e tretė qė ofron kontrollėn dhe baraspeshėn e caktuar kundėr keqpėrdorimit tė ushtrimit tė pushtetit nga dega e legjislativit dhe ekzekutivit. Ėshtė gjithashtu me rėndėsi qė pushteti gjyqėsor tė adresohet nė Kushtetutė meqė gjykatat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė zbatimin e tė drejtave tė njeriut, dhe kjo ėshtė thelbėsore pėr zbatimin e sundimit tė sė drejtės. Gjykatat janė institucione qė zgjidhin konteste nė mėnyrė tė paanshme, pėrmes zbatimit tė ligjeve dhe standardeve tė paracaktuara.

Ēėshtja qė shtrohet tani ėshėt niveli i detajeve lidhur me pushtetin gjyqėsor qė duhet tė pėrfshihet nė Kushtetutė, dhe kushtetutat ndryshojnė shumė pėr sa i pėrket detajeve qė duhet tė pėrfshihen nė tė. Zakonisht, kushtetutat pėrfshijnė shumė pak tė dhėna pėr juridiksionin dhe funksionimin e gjykatave, shpesh duke ofruar vetėm tė dhėna pėr juridiksionin e Gjykatės Supreme, duke lėnė juridiksionin dhe funksionimin e gjykatave inferiore tė pėrcaktohen me ligj. Kjo pėr shembull paraqet nivelin deri ku ėshtė trajtuar juridiksioni i gjykatave nė Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara.

Mirėpo, ka edhe shumė ēėshtje tjera tė rėndėsishme qė ndėrlidhen me pushtetin gjyqėsor qė shpesh adresohen nė kushtetuta. Pėr shembull, kushtetutat zakonisht pėrfshijnė garancion tė plotė tė pavarėsisė gjyqėsore. Kjo ėshtė me rėndėsi sepse gjykatat duhet t’i zgjidhin rastet nė mėnyrė tė paanshme, dhe kėshtu duhet tė jenė tė lirė nga ēfarėdo ndikimi publik apo privat. Shpesh kushtetutat pėrfshijnė masa tė caktuara specifike me tė cilat ėshtė paraparė qė tė zbatohet kjo pavarėsi gjyqėsore.

Kushtetuta e Francės pėrfshin garancionin pėr moslargim dhe shumica e kushtetutave tė Amerikės Latine e kanė pėrfshijė kėtė garancion gjithashtu. Ky garancion i mbron gjyqtarėt qė tė mos largohen nga detyra pėr arsye politike apo si pėrgjigje ndaj vendimeve tė tyre tė pafavorshme. Sipas kėtij parimi, gjyqtarėt mund tė largohen vetėm pėr shkelje tė rėnda etike apo pėr paaftėsi fizike apo mentale. Pėrveē kėsaj, kushtetutat zakonisht sigurojnė vend pune pėr njė afat mė tė gjatė, shpesh tė formės sė mandatit pėr tėrė jetėn, veēanėrisht pėr gjyqtarėt e gjykatave mė tė larta. Veē kėsaj, shumica e kushtetutave tė botės sigurojnė kėshillat gjyqėsore, tė cilėt janė institucione si Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės tė cilėt kanė njė sėrė funksionesh.

Shumica e kėshillave gjyqėsorė merren me emėrimin dhe ndėshkimin e gjyqtarėve. Tė tjerėt, pėrveē kėsaj, merren me promovimin, dhe me transferin e gjyqtarėve, me administrimin e gjykatave dhe administrimin e buxhetit tė gjyqėsorit. Kushtetutat qė themelojnė kėshillat gjyqėsor dhe u caktojnė atyre kėto funksione e bėjnė kėtė pėr tė mbėshtetur pavarėsinė gjyqėsore dhe pėr tė parandaluar ndėrhyrjen nga degėt tjera nė punėt e gjyqėsorit.

Shumica e kushtetutave moderne gjithashtu themelojnė gjykata tė specializuara kushtetuese. Kėto gjykata ekzistojnė pėr tė siguruar qė kushtetuta nė tė vėrtetė tė jetė ligji suprem i vendit. Prandaj, ata autorizohen tė anulojnė ligjet qė shkelin Kushtetutėn. Nė disa shtete, gjykatat kushtetuese gjithashtu kanė kompetenca qė tė zgjidhin konteste elektorale.

Njė ēėshtje qė ka qenė temė e debateve tė shumta aktualisht nė botė ėshtė ēėshtja nėse prokurorėve dhe gjyqtarėve duhet t’u jipet njė shkallė e caktuar e pavarėsisė. Tash sė voni, Italia u ka dhėnė prokurorėve pavarėsi tė shtuar edhe pse kjo ēėshtje nuk ėshtė e mbuluar me Kushtetutėn e Italisė. Mirėpo, Kushtetuta e Kroacisė pėrfshin njė dispozitė qė siguron pavarėsi prokuroriale.  

Nė Kosovė, me planin e Ahtisaarit kėrkohet qė me Kushtetutė tė themelohet Gjykata Kushtetues. Me kėtė plan gjithashtu kėrkohet qė Kushtetuta tė sigurojė qė gjyqtarėt tė emėrohen dhe tė shkarkohen nga Kryetari me propozim tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės. Mirėpo, nė plan pėrfshihen edhe disa kėrkesa tė tjera qė kanė tė bėjnė me gjyqėsorin pa pėrcaktuar nėse ata duhet tė pėrfshihen nė Kushtetutė.

Pėr shembull, me kėtė plan kėrkohet themelimi i Gjykatės Kushtetuese dhe gjykatave tė qarkut pa pėrcaktuar se ēfarė gjykatash tjera mund tė themelohen. Gjithashtu parasheh qė aty ku nuk ka gjykatė nė njė komunė tė re, kuvendi komunal i asaj komune tė kėrkojė nga Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės tė krijojė gjykatėn themelore pėr atė komunė tė re. Parasheh gjithashtu qė qytetarėt individual, nė mes tjerash, tė kenė qasje nė juridiksionin e Gjykatės Kushtetuese, dhe qė Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės, sikurse kėshillat gjyqėsore tė shteteve tė tjera, tė merren gjithashtu me avancimin dhe transferin e gjyqtarėve, pėrveē emėrimit dhe ndėshkimit tė tyre.    

Duke marrė parasysh kėto vrojtime, ėshtė e qartė se duhet tė merren disa vendime shumė tė rėndėsishme lidhur me atė se ēka nė mėnyrė specifike duhet tė pėrfshihet nė Kushtetutė pėr kompetencat gjyqėsore, prokurorėt dhe Gjykatėn Kushtetuese.

Termi “kontrollė dhe baraspeshė” i referohet situatės kur tė tri degėve tė qeverisė u jipen kompetenca tė caktuara pėr tė parandaluar keqpėrdorimin apo tejkalimin e pushtetit nga degėt tjera. Nė kėtė kuptim, njėra degė “kontrollon” pushtetin e degėve tė tjera, dhe ky rregullim i gjithėmbarshėm shėrben pėr tė krijuar njė “baraspeshė” mė tė madhe tė pushtetit ndėrmjet tyre. Ky term pėrdoret veēanėrisht nė Shtetet e Bashkuara ku, p.sh, Kryetari mund tė vė veto pėr njė ligj tė miratuar nga dega legjislative, dhe gjykatat mund tė anulojnė njė ligj tė miratuar nga dega legjislative nėse konstatohet se ai ligj ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

Ky garancion i siguron gjyqtarėt qė tė mos largohen nga detyra sipas tekeve tė autoriteteve politike. Ata mund tė shkarkohen pėr shkelje tė rėnda etike apo pėr paaftėsi. Qėllimi i kėsaj mbrojtjeje ėshtė qė tė parandalojė largimin e gjyqtarėve nga detyra pėr arsyen e thjeshtė se autoritetet politike nuk janė tė kėnaqur me vendimet e tyre gjyqėsore.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit