Vetėqeverisja lokale

Tradicionalisht, ka pasur njė ndarje nė mes tė kushtetutave me tė cilat janė themeluar shtetet federale dhe kushtetutave me tė cilat janė themeluar shtetet unitare. Zakonisht, kėto tė fundit kanė thėnė pak pėr vetėqeverisjen lokale, dhe tė parat nė mėnyrė tė veēantė kanė pėrcaktuar caqet nė mes tė pushtetit tė qeverisė federale dhe atyre tė shteteve. Mirėpo, edhe ata kanė thėnė shumė pak pėr pushtetin e qeverisjes lokale. Me mbrojtjen e parimit tė subsidiaritetit nė Bashkimin Evropian ėshtė bėrė njė ndryshim i madh nė kėtė fushė.

Parimi i subsidiaritetit kėrkon qė autoritetet qendrore tė ngarkohen vetėm me ato kompetenca tė cilat janė thelbėsore dhe se kompetencat dhe funksionet qė mund tė ushtrohen nė mėnyrė mė tė efektshme nė nivel lokal duhet t’i lihen qeverisjes lokale. Ky ėshtė parimi kyē i Kartės Evropiane mbi Vetėqeverisjen  tė themeluar nė vitin 1985 dhe ėshtė pėrfshirė nė Traktatin e Maastricht-it  tė vitit 1992.  Si rezultat i kėsaj, shumė kushtetuta moderne tani pėrfshijnė dispozita qė trajtojnė vetėqeverisjen lokale. Shembuj tė kėsaj janė Kushtetuta e Haitit dhe Kushtetuta e Timorit Lindor, sikurse janė edhe kushtetutat e Ballkanit, ajo e Bullgarisė dhe Kroacisė.

Nė Kosovė, plani i Ahtisaarit kėrkon, nė mes tė gjėrave tė tjera, qė Kushtetuta tė pėrfshijė dispozita nė tė cilat thuhet: “Kosova do tė pėrbėhet nga komunat, tė cilat gėzojnė shkallė tė lartė tė vetėqeverisjes lokale dhe tė cilat inkurajojnė dhe mundėsojnė pjesėmarrjen aktive tė tė gjithė qytetarėve nė jetėn demokratike.” Mėtutje kėrkohet qė Kushtetuta tė parasheh tė drejtėn qė autoritetet lokale tė mbledhin tė ardhura lokale dhe tė kenė tė drejtė tė marrin financime adekuate nga autoritetet qendrore.

Pėrveē kėsaj,  komunave me Kushtetutė duhet t’u jipet e drejta pėr bashkėpunim ndėrkomunal dhe ndėrkufitar. Ndonėse nuk kėrkohet qė kėto masa tė pėrfshihen nė mėnyrė tė veēantė nė Kushtetutė, plani i Ahtisaarit kėrkon qė vetėqeverisja lokale tė bazohet nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale dhe, nė veēanti, nė parimin e subsidiaritetit. Veē kėsaj, ofron njė sėrė kompetencash specifike qė duhet t’u jipen qeverive lokale, dhe pėrfshin dispozita specifike qė trajtojnė arsimin, financat lokale dhe bashkėpunimin ndėrkomunal.

Si rrjedhojė, ėshtė e qartė se janė disa dispozita qė kanė tė bėjnė me vetėqeverisjen lokale qė duhet tė pėrfshihen nė Kushtetutė, dhe se ka ēėshtje tė rėndėsishme nėse parimet tjera qė kėrkohen me kėtė plan dhe me praktikat ndėrkombėtare duhet tė pėrfshihen nė Kushtetutė gjithashtu.

Shtetet ose vendet konsiderohen se janė federale kur ata brenda tyre pėrfshijnė shtete tė cilėt janė njėsi tė ndara qeverisėse administrative dhe politike qė megjithatė janė tė bshkuar nė njė union pėr tė formuar shtetin federal me njė qeverisje qendrore.

Shteti unitar ėshtė ai ku nuk ka njėsi tė ndara qeverisėse administrative ose politike tė quajtura shtete.

Me parimin e subsidiaritetit kėrkohet qė autoritetet qendrore tė marrin vetėm ato kompetenca tė cilat janė esenciale dhe qė kompetencat dhe funksionet qė mund tė ushtrohen nė mėnyrė mė efektive nė nivel lokal t’i lihen qeverisjes lokale.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit