Gjykata kushtetuese

Neni 112 [Parimet e Pėrgjithshme]

1. Gjykata Kushtetuese ėshtė autoriteti pėrfundimtar nė Republikėn e Kosovės pėr interpretimin e Kushtetutės dhe pėrputhshmėrisė sė ligjeve me Kushtetutėn.

2. Gjykata Kushtetuese ėshtė plotėsisht e pavarur nė kryerjen e pėrgjegjėsive tė saj.


Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palėt e Autorizuara]

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetėm pėr rastet e ngritura para gjykatės nė mėnyrė ligjore nga pala e autorizuar.

2. Kuvendi i Kosovės, Presidenti i Republikės sė Kosovės, Qeveria dhe Avokati i Popullit janė tė autorizuar tė ngrenė rastet nė vijim:

(1) ēėshtjen e pėrputhshmėrisė sė ligjeve, tė dekreteve tė Presidentit e tė Kryeministrit dhe tė rregulloreve tė Qeverisė, me Kushtetutėn;

(2) pėrputhshmėria e Statutit tė Komunės me Kushtetutėn.

3. Kuvendi i Kosovės, Presidenti i Republikės sė Kosovės dhe Qeveria janė tė autorizuar tė ngrenė ēėshtjet nė vijim:

(1) konflikti nė mes tė kompetencave kushtetuese tė Kuvendit tė Kosovės, Presidentit tė Republikės sė Kosovės dhe Qeverisė sė Kosovės;

(2) pėrputhshmėria e referendumit tė propozuar me Kushtetutėn;

(3) pėrputhshmėria e shpalljes sė Gjendjes sė Jashtėzakonshme dhe veprimeve tė ndėrmarra gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme me Kushtetutėn;

(4) pėrputhshmėria e njė amendamenti tė propozuar kushtetues me marrėveshjet e detyrueshme ndėrkombėtare, tė ratifikuara sipas kėsaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmėrisė sė procedurės sė ndjekur;

(5) nėse ėshtė shkelur Kushtetuta gjatė zgjedhjes sė Kuvendit.

4. Komuna ėshtė e autorizuar tė kontestojė kushtetutshmėrinė e ligjeve ose tė akteve tė Qeverisė, tė cilat cenojnė pėrgjegjėsitė komunale ose zvogėlojnė tė hyrat e komunės, nė rast se komuna pėrkatėse ėshtė prekur nga ai ligj ose akt.

5. Dhjetė (10) a mė shumė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, brenda njė afati prej tetė (8) ditėsh nga dita e miratimit, kanė tė drejtė tė kontestojnė kushtetutshmėrinė e ēfarėdo ligji ose vendimi tė miratuar nga Kuvendi, si pėr pėrmbajtjen, ashtu edhe pėr procedurėn e ndjekur.

6. Tridhjetė (30) a mė shumė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, janė tė autorizuar tė ngrenė ēėshtjen nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės ka kryer shkelje serioze tė Kushtetutės.

7. Individėt janė tė autorizuar tė ngrenė shkeljet nga autoritetet publike tė tė drejtave dhe lirive tė tyre individuale, tė garantuara me Kushtetutė, mirėpo vetėm pasi tė kenė shteruar tė gjitha mjetet juridike tė pėrcaktuara me ligj.

8. Gjykatat kanė tė drejtė t’i referojnė Gjykatės Kushtetuese ēėshtje pėrkitazi me pėrputhshmėrinė kushtetuese tė njė ligji, nėse ajo pėrputhshmėri ėshtė ngritur gjatė procedurės gjyqėsore dhe gjykata referuese nuk ėshtė e sigurt pėr pėrputhshmėrinė e ligjit tė kontestuar me Kushtetutėn dhe nėse vendimi i gjykatės referuese pėr rastin e caktuar, varet nga pėrputhshmėria e ligjit nė fjalė.

9. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės duhet tė referojė amendamentet kushtetuese tė propozuara para miratimit nė Kuvend, me qėllim qė tė konstatohet nėse amendamenti i propozuar i zvogėlon tė drejtat dhe liritė e garantuara me kapitullin II tė Kushtetutės.

10. Jurisdiksioni shtesė mund tė rregullohet me ligj.


Neni 114 [Pėrbėrja dhe Mandati i Gjykatės Kushtetuese]

1. Gjykata Kushtetuese pėrbėhet nga nėntė (9) gjyqtarė, tė cilėt do tė jenė juristė tė shquar dhe personalitete me moralin mė tė lartė, jo me mė pak se dhjetė (10) vjet pėrvojė profesionale pėrkatėse. Kualifikimet e tjera pėrkatėse rregullohen me ligj. Parimet e barazisė gjinore do tė respektohen.

2. Gjyqtarėt emėrohen nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, me propozimin e Kuvendit, pėr njė mandat nėntėvjeēar, pa mundėsi vazhdimi.

3. Vendimi pėr tė propozuar shtatė (7) nga gjyqtarėt, varet nga miratimi i dy tė tretave (2/3) tė deputetėve tė Kuvendit tė pranishėm dhe qė votojnė. Vendimi pėr tė propozuar dy (2) gjyqtarėt e tjerė, merret me shumicėn e votave tė deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt janė tė pranishėm dhe qė votojnė, por qė mund tė bėhet vetėm pas pėlqimit tė shumicės sė deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt i mbajnė vendet qė janė rezervuar ose garantuar pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė.

4. Nėse mandati i gjyqtarit pėrfundon para mbarimit tė mandatit tė rregullt, emėrimi i gjyqtarit tė ri bėhet nė pajtim me kėtė nen, me mandat tė plotė, pa tė drejtė rizgjedhjeje.

5. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zėvendėskryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, bėhet nga gjyqtarėt tė Gjykatės Kushtetuese me votim tė fshehtė tė gjyqtarėve tė Gjykatės, pėr mandat trevjeēar. Zgjedhja nė kėto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit.


Neni 115 [Organizimi i Gjykatės Kushtetuese]

1. Gjykata Kushtetuese pėrcakton organizimin e vet tė brendshėm, rregulloren e punės, proceset e vendimmarrjes dhe ēėshtje tė tjera organizative nė pajtim me ligjin.

2. Gjykata Kushtetuese publikon raportin vjetor.


Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]

1. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė detyrueshme pėr gjyqėsorin dhe tė gjithė personat dhe institucionet e Republikės sė Kosovės.

2. Pėrderisa procedura tė mos pėrfundojė para Gjykatės Kushtetuese, ajo mund tė suspendojė pėrkohėsisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa tė merret vendimi i Gjykatės, nėse konsideron qė aplikimi i veprimit a ligjit tė kontestuar, mund tė shkaktoj dėme tė pariparueshme.

3. Pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe me vendim tė Gjykatės Kushtetuese, shfuqizimi i ligjit, i aktit ose i veprimit hyn nė fuqi nė ditėn e publikimit tė vendimit tė Gjykatės.

4. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese shpallet nė Gazetėn Zyrtare.


Neni 117 [Imuniteti]

Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese gėzojnė imunitet nga ndjekja penale, paditė civile dhe shkarkimi nga detyra pėr vendimet e marra, mendimet e shprehura dhe veprimet e marra brenda fushės sė pėrgjegjėsive si gjykatės tė Gjykatės Kushtetuese.


Neni 118 [Shkarkimi]

Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese mund tė shkarkohen nga Presidenti i Republikės sė Kosovės me propozimin e dy tė tretave (2/3) tė gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, vetėm pėr kryerjen e krimeve tė rėnda ose pėr mospėrfillje tė rėndė tė detyrave.
 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit